
Ish-lojtari i njohur i Interit, Nikolas Xhani, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.
Lajmi tronditës është konfirmuar nga klubi i tij i dikurshëm, që ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen e tij nga jeta.
Xhani, i cili kishte filluar karrierën e tij futbollistike në sistemin e të rinjve të Interit, ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në futbollin italian. Pas disa huazimeve në periudhën 2006-2008, ai largohet nga klubi, por vazhdoi të luante për skuadra të tjera si Kremoneze, Viçenca dhe Specia.
Interi ka lëshuar një deklaratë zyrtare përmes së cilës ka shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e Xhanit: “FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të Nikolas Xhani, një mbrojtës që ka qenë pjesë e sektorit të të rinjve të zikaltërve nga viti 1998 deri në vitin 2005. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij në këtë moment të vështirë.”
Xhani lindi në qytetin e Komos dhe filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Interit në vitet 2000. Megjithatë, ai nuk arriti të luante në skuadrën e parë të Interit, por ka luajtur në nivele të tjera të futbollit italian gjatë karrierës së tij.
Pas pensionimit në vitin 2022, pas një diagnoze për një sëmundje të pashërueshme, ai nuk mundi të luftonte dot më gjatë. Tri klubet ku ka luajtur gjatë karrierës së tij, Kremoneze, Viçenca dhe Specia, kanë lëshuar mesazhe ngushëllimi për humbjen e një prej ish-lojtarëve të tyre.
Lini një Përgjigje