Merkato 2026: Përmbledhje e transferimeve kryesore
Afati i merkatos së dimrit në shumicën e kampionateve kryesore evropiane ka përfunduar, duke sjellë lëvizje të shumta dhe të papritura në klubet e Serie A, Premier League, La Liga dhe Bundesliga. Sipas FIFA-s afati i transferimeve të futbollistëve ishte deri në orën 20:00 të datës 2 shkurt.
Në Itali, Juventus ka huazuar Joao Mario te Bologna, ndërsa Rugani u huazua te Fiorentina me opsion blerjeje. Klubet italiane ishin aktive deri në minutat e fundit, me tentime për blerje si Mauro Icardi dhe Alexander Sorloth, ndërkohë që lëvizja e Mateta te Milan u bllokua për shkak të problemeve mjekësore. Roma ka përforcuar sulmin me ardhjen e Bryan Zaragoza, dhe Parma riktheu Strefezza në Serie A. Lazio lejoi largimin e Matias Vecino te Celta Vigo dhe po shqyrton ofertat për Nuno Tavares, ndërsa Pisa dhe Cremonese përforcuan skuadrat me huazime dhe blerje të reja.
Në Premier League, Liverpool ka mbyllur një marrëveshje për mbrojtësin Jérémy Jacquet, Tottenham ka siguruar sulmuesin e moshës James Wilson për U‑21, ndërsa Crystal Palace përparoi për Jørgen Strand Larsen dhe Kalvin Phillips u huazua te Sheffield United. Arsenal eksploroi mundësitë për lojtarë të profilit të lartë, por negociatat e fundit nuk u finalizuan.
Në La Liga, një nga transferimet më të bujshme është ardhja e Ademola Lookman te Atlético Madrid, ndërsa klubet e tjera po përforcojnë skuadrat për të përballuar fazën e dytë të sezonit.
Në Bundesligë, vëmendje morën lëvizjet e lojtarëve si Mërgim Berisha te Kaiserslautern dhe Brajan Gruda te Leipzig, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në organikën e skuadrave gjermane.
Ndërsa Karim Benzema është shumë pranë transferimit te Al-Hilal, pasi palët raportohet se kanë arritur një marrëveshje në parim për një kontratë 18-mujore.
Sulmuesi francez, i cili aktualisht luan për Al-Ittihad, pritet të bëjë lëvizjen drejt rivalëve të tij të mëdhenj blu, një operacion që ka trazuar ujërat në kampionatin saudit dhe ka ndezur spekulimet mbi hierarkinë e skuadrave më të forta.
Transferimi ishte bllokuar përkohësisht për shkak të kundërshtimit të Cristiano Ronaldos, i cili, sipas mediave lokale, ka shprehur shqetësime mbi fair play-in e kampionatit, duke argumentuar se fuqia e madhe që do të grumbullonte Al-Hilal mund të ndikonte balancën e garës. Në shenjë proteste, portugezi thuhet se ka refuzuar të luajë ndeshjen kundër Al Nassr.
Afati i mbylljes së merkatos ka bërë që klubet të përqendrojnë aktivitetin në huazime, shitje dhe blerje të fundit, duke siguruar përforcime strategjike për pjesën e mbetur të sezonit dhe duke treguar intensitetin e negociatave në minutat finale. /Pamfleti
Lini një Përgjigje