Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin e tij maksimal te trajneri Hansi Flick, duke e cilësuar gjermanin si figurën ideale për të udhëhequr projektin e klubit, si dhe duke lavdëruar punën dhe karakterin e tij mbresëlënës.
"Flick do të ketë një kontratë për aq kohë sa dëshiron nëse unë jam president", theksoi Laporta. Ai shtoi se “për ne, ishte e rëndësishme të kishim dikë me përvojën dhe njohuritë e tij, por nëse ai është një fenomen si trajner, ai është edhe më shumë si person".
Ai e njeh klubin shumë mirë dhe do të fitojë më shumë përvojë. Ai nuk donte më shumë vite përvojë, por është trajneri ideal për këto vite te Barca, dhe falë tij, po përjetojmë një moment shumë të ëmbël”.
Ndërsa Blaugranët janë të etur të zgjasin kontratën e Flick, e cila skadon në vitin 2027, trajneri gjerman thuhet se nuk është i gatshëm të flasë për të ardhmen e tij para se të dijë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.
Lini një Përgjigje