
Është mbyllur takimi i fundit i vajtjes së Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu ka bërë surprizën në “Elbasan Arena” dhe ka fituar me rezultatin e pastër 0-2.
Korçarët sërish i kanë bërë “hatanë” Dinamos. Ashtu si në Superiore, ku para disa ditësh juglindorët i morën barazimin 1-1 dinamovitëve dhe kësaj here në Kupë bardhekuqtë nuk janë kursyer në trajtimin e “Nëndetëses”.
Klubi korçar fitoi 2-0 në “Elbasan Arena” aty ku u luajt dhe sfida për kampionat. Djemtë e Gjokës e nisën më mirë pjesën e dytë. Sulmuesi kryesor i skuadrës gjeti golin e parë falë aftësive individuale, ndërsa më pas blutë u hutuan. Goli i dytë dhe i fundit i takimit erdhi si pasojë e gabimit të mbrojtësit brazilian që shkaktoi autogol.
Skënderbeu pati dhe rast për golin e tretë, që mërziti Ernest Gjokën ngaqë nuk u konkludua. U vërejt një paraqitje super e Marko Alias që i mohoi golin si Dejvi Bregut nga goditjet ose rasti i faullit dhe Ardit Tolit që nuk reshti së godituri portën për të gjetur golin e zbutjes së avantazhit.
Klubi nga qyteti i Korçës shkon i qetë në ndeshjen e ardhjes, ku në shtëpi do të kërkojë të mos dërgojë dëm 2 golat e sotëm dhe të kalojë turin dhe Dinamon.
Lini një Përgjigje