
Skandal në Angli. Ish-arbitri i Premier Ligës, David Kute, është akuzuar për prodhimin e një imazhi të pahijshëm të një të mituri. “BBC” raportoi se një ish-arbitër ndeshjeje, tani 43 vjeç, u akuzua pas një hetimi nga Policia e Notingamshajër. Policia tha se akuza ka të bëjë me një video të rikuperuar nga oficerët shkurtin e kaluar.
Kute, me origjinë nga Kolingam, u akuzua zyrtarisht më 12 gusht dhe do të paraqitet këtë të enjte (nesër) në Gjykatën e Magjistraturës së Notingamit për akuzën përkatëse. Ai u shkarkua nga organizata e arbitrimit PGMOL në dhjetor të vitit 2024 pas një hetimi për një video në të cilën ai dyshohet se bëri komente përçmuese për Liverpulin dhe ish-trajnerin e klubit, Jurgen Klop. Shoqata e Futbollit (FA) vendosi gjithashtu një pezullim tetë-javor gushtin e ardhshëm për të njëjtat komente.
Megjithatë, sipas transmetuesit britanik, policia tha se ish-arbitri Kute nuk është arrestuar, por aktualisht është në provë dhe liruar me kusht. Ata sqaruan gjithashtu se akuza për prodhimin e një fotografie të pahijshme mbulon veprime të tilla si shkarkimi, ndarja dhe ruajtja e materialeve që lidhen me një të mitur.
Lini një Përgjigje