TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 18:54

Silvinjo besimplotë për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror: Ndaj Letonisë luajtëm me shpirt dhe me zemër

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo besimplotë për kualifikimin e Shqipërisë në

Shqipëria mposhti mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” ekipin e Letonisë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar me penallti nga Asllani. Ditën e sotme, pas kësaj fitoreje të madhe, trajneri Silvinjo ka reaguar në rrjetet sociale.

Tekniku brazilian duket tepër i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në përballjen ndaj Letonisë. Gjithashtu, Silvinjo thotë se do të ndjekin synimin deri në fund.

Pas fitores sonë të madhe kundër Letonisë, dua të falënderoj të gjithë grupin e futbollistëve për përkushtimin e tyre gjatë ditëve të grumbullimit. Ne luajtëm me zemër dhe shpirt dhe vazhdojmë të ndjekim synimin tonë.

Falënderimet e mia shkojnë gjithashtu për stafin teknik, stafin e FSHF, drejtuesit dhe tifozët, të cilët na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Le të vazhdojmë kështu. Forca Shqipëri!!!”, u shpreh Silvinjo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje