TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 19:39

E quajtën “territori i Kosovës”, Reali del kundër Federatës Spanjolle dhe shpalos flamurin ‘dardan’

Shkruar nga Pamfleti

E quajtën “territori i Kosovës”, Reali del kundër

Kosova U-21 është mposhtur nga Spanja U-21 mbrëmjen e djeshme, në kuadër të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me shifrat 1-3.

Megjithatë, përfaqësuesja “dardane” nuk mori vlerësimin e duhur nga Federata Spanjolle. Kjo pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe i është referuar si “territori i Kosovës”.

Por, Reali i Madridit ka bërë krejtësisht të kundërtën, duke “shpalosur” flamurin e Kosovës në rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes. Vlen të theksohet, se klubi madrilen ka plot 177 milionë ndjekës në Instagram.

 

reali i madridit federata spanjolle

Lini një Përgjigje