TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 20:02

Trajneri i Austrisë kalon fushën me biçikletë në pushimin e ndeshjes, çudia më e madhe në kualifikueset e Botërorit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Austrisë kalon fushën me biçikletë në

Ndeshja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Austrisë në kualifikueset e Kupës së Botës, ka shënuar një moment shumë të veçantë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë as për golin e avantazhit të Xhekos dhe as për ata të Sabitzer dhe Laimer që u dhanë fitoren austriakëve.

Momenti më i veçantë është shënuar në pushimin e ndeshjes mes dy skuadrave, kur po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve. Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnik, hipi në një biçikletë elektrike dhe përshkoi fushën e lojës për të shkuar në dhomat e zhveshjeve që gjendeshin në anën tjetër.

Një skenë shumë interesante, që ka një prapaskenë shpjeguese po të tillë. Rangnik pak kohë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kavilje dhe ishte udhëzuar që të mos e sforconte shumë këmbën. Ndaj ai ka gjetur zgjidhjen me një biçikletë elektrike për të përshkuar fushën e lojës në atë moment kur duhej të shkonte me shpejtësi në dhomat e zhveshjeve për të përgatitur ekipin për pjesën e dytë.

ralf rangnik trajneri i austrisë

Lini një Përgjigje