TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2024, 21:13

Siria shkruan historinë në Kupën e Azisë, përkthyesi ia plas së qarës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Siria shkruan historinë në Kupën e  Azisë, përkthyesi

Përfaqësuesja ë Sirisë ka shkruar sot emrin në historinë e futbollit teksa për herë të parë ka siguruar praninë mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Azisë. Një arritje e cila erdhi pas fitores 1-0 ndaj Indisë, duke bërë realitet një ëndërr të ndjekur prej shumë vitesh.

Në arritje e jashtëzakonshme që është përjetuar me shumë emocione nga protagonistët e sfidës, aq sa edhe përkthyesi i trajnerit të përfaqësues nuk ka mbajtur dot lotët pas duelit.

Mediat siriane po intervistonin trajnerin argjentinas Hektor Raul Kuper, një emër të njohur të futbollit botëror, i cili në karrierë ka drejtuar edhe skuadra si Valencia, Inter e Parma, teksa tani drejton pikërisht përfaqësuesen e Sirisë drejt arritjes historike. Duke folur, përkthyesi i tij sirian nuk mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara, ashtu siç bëri më pas i emocionuar edhe gazetari që po bënte intervistën.

Vetëm Kuper qendroi i qetë në atë moment dhe u largua nga plani, duke lënë të dy të tjerët të përqafoheshin shumë të emocionuar në këto momente historike për futbollin e vendit të tyre.

siria përkthyesi

Lini një Përgjigje