TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2024, 17:26

Nuk luan për kuqezinjtë e Silvinjos, 5 klube në Serinë A kërkojnë talentin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Nuk luan për kuqezinjtë e Silvinjos, 5 klube në Serinë A

Ardon Jashari ka përfunduar në qendër të merkatos, ku disa skuadra kërkojnë shërbimet e tij. Interesimeka nga La Liga, Liga 1, Bundesliga, Premier Liga, por në Serinë A duket se janë më shumë ekipe që janë vënë pas tij.

21-vjeçari, i cili luan si mesfushor është shumë afër kalimit në Itali. Paraqitjet e tij te Luzerni në këtë sezon kanë bërë që 5 ekipe të tentojnë transferimin e tij. Napoli, Atalanta, Bolonja, Verona dhe Sasuolo janë ekipet e interesuara.

Por skuadra ku luan edhe Nedim Bajrami është në “Pole – Position”. Drejtuesit e Sasuolos e kanë piketuar si përforcimin e duhur për skuadrën e Dionisit. Klubi zviceran kërkon 6.5 milionë euro për të lënë të lirë Jasharin, i cili ka shënuar 4 gola dhe 2 asiste me Luzernin gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet.

ardon jashari seria a

Lini një Përgjigje