TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 17:54

Simboli i “shqiponjës” nga Xhaka tërbon përsëri zviceranët, mesfushori rikthen polemikat në prag të Botërorit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Simboli i “shqiponjës” nga Xhaka tërbon përsëri
Granit Xhaka

Vetëm pak muaj para nisjes së Kupës së Botës 2026, një tjetër debat është rihapur në Zvicër lidhur me futbollistët me origjinë shqiptare dhe simbolin e “shqiponjës”. Në qendër të vëmendjes është vendosur sërish kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.

Të shtunën, futbollistët e Zvicrës ndoqën nga afër ndeshjen e bejsbollit mes San Diego Padres dhe New York Mets në Shtetet e Bashkuara. Gjatë transmetimit, kamerat fokusuan lojtarët zviceranë në tribunë dhe në ato momente Xhaka bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Gjesti u përsërit edhe nga mbrojtësi Rikardo Rodrigez, i cili imitoi kapitenin e skuadrës.

Pamjet kanë nxitur reagime dhe diskutime në mediat zvicerane, duke rikthyer kujtimet e polemikave të Botërorit 2018. Atëherë, festimet e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stefan Likshtajner pas ndeshjes ndaj Serbisë shkaktuan tensione të mëdha sportive dhe politike, me pasojë edhe dorëheqjen e sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit.

Këtë herë, Federata Zvicerane është përpjekur të minimizojë incidentin dhe të sqarojë kontekstin e ngjarjes.

“Edhe në miqësoren kundër Australisë në San Diego, shumë persona me origjinë shqiptare ishin në stadium dhe mbështetën me zë të lartë Granitin dhe ekipin zviceran. Granit Xhaka, si shumë lojtarë të tjerë, u ndal pas ndeshjes për autografe dhe selfie. Në mbrëmje, ai shfrytëzoi rastin për të përshëndetur përsëri komunitetin shqiptar. Kjo skenë nuk ndodhi në fushë dhe nuk ishte pjesë e ngjarjes sportive”, deklaroi zëdhënësi i Federatës, Adrian Arnold.

Pavarësisht sqarimeve zyrtare, gjesti i Xhakës ka rikthyer debatin mbi përdorimin e simboleve kombëtare nga futbollistët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën, një temë që vazhdon të mbetet e ndjeshme në opinionin publik zviceran.

granit xhaka mesfushori shqiptar kombëtarja e zvicrës

Lini një Përgjigje