TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 16:06

FIFA cakton arbitrat e ndeshjeve të para të Botërorit, gjyqtarët brazilianë vendosin drejtësi në sfidat hapëse

Shkruar nga Pamfleti
FIFA cakton arbitrat e ndeshjeve të para të Botërorit,
arbitri i FIFA-s

FIFA ka bërë publike emrat e arbitrave që do të drejtojnë katër ndeshjet e para të Kupës së Botës, përfshirë edhe takimin hapës mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Besimi për të gjykuar sfidën inauguruese i është dhënë arbitrit brazilian Uilton Sampaio. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit Bruno Pires dhe Bruno Boshilia, ndërsa në sistemin VAR do të jetë kolumbiani Nkolas Gallo.

Meksikë – Afrikë e Jugut

Arbitër: Uilton Sampaio (Brazil)

Asistentë: Bruno Pires dhe Bruno Boshilia (Brazil)

Arbitër i katërt: Juan Benitez (Paraguai)

VAR: Nikolas Gallo (Kolumbi)

A-VAR: Huan Lara (Kili)

Mbështetje VAR: Zherom Brisard (Francë)

Përballja mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke do të drejtohet nga egjiptiani Amin Mohamed, i asistuar nga Mahmud Abuelregal dhe Ahmed Hosam Taha.

Kore e Jugut – Republika Çeke

Arbitër: Amin Mohamed (Egjipt)

Asistentë: Mahmud Abuelregal dhe Ahmed Hosam Taha (Egjipt)

Arbitër i katërt: Huan Kalderon (Kosta Rika)

VAR: Xhoe Dikerson (SHBA)

A-VAR: Marko Di Belo (Itali)

Ndërkohë, arbitri argjentinas Fasundo Telo është caktuar për ndeshjen mes Kanadasë dhe Bosnjës.

Kanada – Bosnjë

Arbitër: Fasundo Telo (Argjentinë)

Asistentë: Gabriel Shade dhe Huan Belati (Argjentinë)

Arbitër i katërt: Alturais (Arabia Saudite)

VAR: Hernan Mastrangelo (Argjentinë)

A-VAR: Garsia (Uruguai)

Mbështetje VAR: Guzman (Nikaragua)

Sfida mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait do të gjykohet nga holandezi Deni Makeli.

Shtetet e Bashkuara – Paraguai

Arbitër: Deni Mekeli (Holandë)

Asistentë: Hesel Stigstra dhe Jan de Vris (Holandë)

Arbitër i katërt: Araki (Japoni)

VAR: Karlos Del Serro Grande (Spanjë)

A-VAR: Rob Diperink Higler (Holandë)

Mbështetje VAR: Almarri (Katar)

Me publikimin e këtyre emrave, FIFA ka nisur zyrtarisht procesin e caktimit të arbitrave për ndeshjet e Botërorit. Në ditët në vijim pritet të bëhen të ditura edhe ekipet e gjyqtarëve për sfidat e tjera të fazës së grupeve.

fifa arbitrat

Lini një Përgjigje