TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 17:20

Silvinjo i detyruar të thërrasë “përforcime”, tekniku brazilian fton 2 talentet e Tiranës në grumbullimin e kombëtares (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo i detyruar të thërrasë “përforcime”,

Dëmtimet e Adrian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit kanë reduktuar numrin e futbollistëve të Kombëtares në dispozicion të trajnerit Silvinjo për përgatitjet e ndeshjes ndaj Serbisë. Kësisoj, tekniku brazilian është detyruar të thërrasë “përforcime” për të zhvilluar stërvitjet sipas llogarive të tij për ushtrimet e planifikuara me ekipin.

Në seancën e sotme stërvitore të Kombëtares, të pranishëm kanë qenë si të ftuar për të plotësuar numrin edhe dy talente të akademisë së Tiranës. Mbrojtësi 18-vjeçar Murselo Dervishi si dhe mesfushori 17-vjeçar Ernesto Marqeshi, ishin dy emrat që u shfaqën sot në grumbullimin e kuqezinjve.

Silvinjo i detyruar të thërrasë “përforcime”,

Ata nisën ushtrimet e nxehmjes veçmas grupit nën urdhrat e përgatitësit atletik Iris Selimi, për t’u bashkuar me ekipin vetëm kur të bëheshin ushtrime specifike për të cilat kërkohej edhe prania e tyre nga trajneri Silvinjo.

Silvinjo i detyruar të thërrasë “përforcime”,

murselo dervishi ernesto marqeshi silvinjo

Lini një Përgjigje