TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 20:32

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës nxjerr fotot e fëmijërisë: Mjaft e traumatizuat

Shkruar nga Pamfleti

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Tashmë çështja “Najara” ka kërcyer sportin dhe diskutimin mbi një sportiste, për të kaluar në një situatë më të gjerë dhe më delikate, njerëzore dhe shoqërore.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Ajo ndihet e diskriminuar siç e përmendi në intervistën dhënë ekskluzivisht për “Top Channel” ditën e hënë, por gjithsesi e izoluar, vetëm, në Tiranë dhe thjesht me mbështetjen e psikologes të vendosur nga klubi dhe nga vetë vajzat e ekipit.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Edhe pse disa mijëra km larg, nëna e saj ka kontaktuar “Top Channel” për të thënë diçka rreth çështjes, por mbi të gjitha për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Përshëndetje, jam nëna e Najarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan. Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e t’i ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë”, shprehet Klaudia Gulart.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Si për të dalë hapur kush ka dyshime për gjininë e saj, nëna e Najarës na ka dërguar edhe këto foto, për të ilustruar fëmijërinë e një fëmije vajzë, madje shumë të bukur:

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e saj, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Duke kërkuar edhe një herë mirëkuptimin dhe sensibilizimin ndaj një vajze të huaj, disa mijëra km larg shtëpisë, e vetme dhe përballë një furtune mediatike dhe publike që u gjend pa dëshirën e saj, nëna e Najarës ndan edhe një intimitet familjar njerëzor, të dhimbshëm.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

Ajo padyshim që është femër dhe më vjen keq për çfarë po ndodh, që e vogël është rritur me trauma, duke parë babain e saj se si më dhunonte, kur isha ende e martuar”, thotë Gulart.

“Është vajzë”, nëna e Najara Ferreirës

klaudia gulart mamaja e najara ferreirës

2 Komente

  1. T
    Toni

    Kjo eshte vetem loje e mediave qelbesira te shitura te dreqi e i biri, per te disorientuar mendjen e pordhur te njerezve e te bejne qef o qerrata me ata qe i paguajne.

    1. E
      Engjell Hamitaj

      Kjo tregon qe ketu mu ne kete vend te jesh i . AFT perben problem .bullizohesh shahesh goja eketyre ku nuk arrin . Deri tek organet gjenitale .te pa fytyr meren me nje talent . Per ta perzen edge kete se u zuri vendin

      Lini një Përgjigje