
Duhej të vinte fundi i fazës së parë që Flamurtari të merrte fitoren e parë në këtë sezon. Vlonjatët kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Vllazninë me një gol të çuditshëm.
Skuadra e drejtuar nga Françesko Moreiro gjeti golin e vetëm të këtij takimi. Rast i çuditshëm në minutën e 73. Vlonjatët gjetën rrjetën me Bolzan, por gjyqtari Lataj anuloi golin dhe dha penallti për një prekje të topit me dorë të Gurishtës.
3 minuta më vonë, Flamurtari shënoi me Markun nga pika e bardhë e penalltisë.
Edhe pse morën 3 pikët e para, Flamurtari nuk arrin të dalë nga “zona e ftohtë”, pasi mban vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa Vllaznia mban e vetme kreun e renditjes me 19 pikë.
Ndeshjen e radhës, e cila përkon edhe me nisjen e fazës së dytë të Abissnet Superiore, Flamurtari do ta luajë në shtëpi përballë Elbasanit, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, aty ku do të presë Egnatian vendase.
Lini një Përgjigje