TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 22:11

Shqipëria vazhdon përgatitjet për Europianin, tifozët kuqezi dhe kosovarë surprizojnë me një pishinë ekipin e Silvinjos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria vazhdon përgatitjet për Europianin, tifozët kuqezi

Kombëtarja vazhdon e vendosur në qytetin Kamen të Gjermanisë. Atje ndodhet kampi bazë ku përfaqësuesja e Shqipërisë stërvitet në kuadër të Europianit.

Gazetari i sportit Arlind Sadiku ka shpërndarë një video përmes rrjeteve sociale ku zbulon dhe një fakt interesant. “Ndërsa kjo është pjesë interesante, baseni është ndërtuar nga disa shqiptarë që kanë ndihmuar me fonde për futbollistët që të freskohen”, thotë Sadiku, ndërsa tregon dhuratën e tifozëve.

Shqiptarët e vendosur në Shqipëri dhe Kosovë kanë menduar që në këtë mënyrë t’i vijnë në ndihmë lojtarëve kuqezi. Dhe pse deri tani pishina nuk është përdorur, për shkak të kushteve atmosferike.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon përgatitjet në kampin e Kaiseraut. Pasnesër djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të përballen me Kroacinë në Hamburg, që do të jetë takimi i dytë për grupin B. 

tifozët shqiptarë tifozët kosovarë

Lini një Përgjigje