
Nëse sigurojmë “biletën” për këtë kompeticion, e nisim fushatën historike kundër Tunizisë. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Silvinjo shënoi moment të jashtëzakonshëm, kualifikimin për fazën "play-off" në kompeticionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor. Sa i përket shortit, Kosova, nëse do të kualifikohet, atëherë do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.
Shqipërisa ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohen.
Në shortin e hedhur në Uashington, Shqipëria do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse finalizon me sukses ëndrrën e madhe të grupeve të Botërorit, ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Tunizisë.
Kundër “tulipanëve” kuqezinjtë kanë 4 precedentë dhe të katër ndeshjet i kanë humbur. dy ndeshje kanë qenë për kualifikueset e Botërorit (24 maj dhe 25 tetor 1964), ndërsa dy të tjerat për kualifikuese europiane (11 tetor 2006 dhe 12 shtator 2007). Holandës i kemi shënuar vetëm 1 herë me Debatik Currin në ndeshjen që përfundoi 2-1 në vitin 2006, ndërsa asokohe Shqipëria drejtohej nga i ndjeri Oto Bariç.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, krah personaliteteve të shumta të futbollit europian e botëror.
Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Botëror në vendin e dytë në grupin K, duke grumbulluar 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare duke siguruar kështu për herë të parë fazën “play-off” të Kampionatit Botëror.
Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play-off” kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e “play-off2-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë kundër fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi më 31 mars po në transfertë.
Short tepër i ekuilibruar për Kosovën. Ashtu si kuqezinjtë, edhe "Dardanët" duhet të garantojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2026 përmes "play off"-it dhe në rast kualifikimi do përballen me SHBA, Paraguaj dhe Australinë. Përfaqësuesja e teknikut Foda, sfidon Sllovakinë dhe më pas në rast fitoreje, Kosova do të përballet me fituesin e duelit Turqi-Rumani.
Si do t’e ndeshemi pa u kualifikuar?