TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 07:17

Shqipëria me një këmbë në “Gjermani 2024”, shpërthen festa në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria me një këmbë në “Gjermani 2024”,

Fitorja 3-0 e Shqipërisë ndaj Çekisë ka mbushur plot rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.

Kombëtarja e Shqipërisë, arriti një rezultat të madh mbrëmjen e djeshme përballë Çekisë në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0.

Ishte Jasir Asani ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën  e parë dhe Seferi dy herë në pjesën e dytë.


Pas 6 ndeshjeve, Shqipëria është në vendin e parë në grup me 13 pikë dhe i duhen dhe vetëm dy pikë, në ndeshjet e mbetura, ajo në transfertë me Moldavinë dhe ajo në shtëpi me Ishujt Faraoe.

Ndeshja e sotme ka pasur një rekord shikueshmërie, jo vetëm në stadium, por edhe në sheshet e qyteteve.


Pas përjetimit të emocioneve që dhuroi ndeshja për 97 minuta, ka nisur festa.

ndeshja shqiperi ceki

Lini një Përgjigje