
Italia, kundërshtarja e parë e Shqipërisë në grupin e saj në “EURO 2024”, ka bërë publike sot listën e madhe të futbollistëve që trajneri Luçiano Spaleti ka grumbulluar për aktivitetin më të madh europian. Trajneri ka grumbulluar 30 lojtarë, 26 nga të cilët do të jenë në listën përfundimtare.
Bie në sy se në këtë listë ka shumë emra të rinj si Buonxhorno, Kalafiori, Folorunsho apo edhe Orsolini që kanë luajtur pak herë me fanelën e të kaltërve. Jashtë ndërkohë është lënë një emër si Çiro Imobile, një lojtar i rëndësishëm në të kaluarën për Italinë por që nuk bën pjesë në planet e Spaletit, ashtu si edhe Lokateli e Gati.
Një listë që e gëzon sadopak Shqipërinë, duke parë që lojtarët e ftuar nga Luciano Spalletti nuk janë të gjithë të një niveli të klasit botëror.
Kujtojmë që italianët janë në grup së bashku me Kombëtaren e Shqipërisë, Spanjën dhe Kroacinë.
Lista:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli) , Federico Dimarco (Inter), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta);
Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).

Lini një Përgjigje