TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2024, 15:57

Përplasen çiklistët në aksin Kuç-Qeparo, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen çiklistët në aksin Kuç-Qeparo, dy prej

Një incident ka ndodhur më aksin Kuç-Qeparo ku disa çiklistë janë përplasur teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë.

Mësohet se disa persona janë plagosur, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, etapë e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

Edicioni i 81-të i çiklizmit nisi më datë 20 të këtij muaji nga sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë.

Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit e cila nis nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.

Lini një Përgjigje