
Pas Champions League dhe Ligës së Europës tashmë edhe skuadrat e Ligës së Konferencës kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Leh Poznan do të presë Fiorentinën, ndërsa ekipi belg Gent do të përballet me Uest Hamin. AZ Alkmar- Anderleht është një tjetër duel në këtë kompeticion. Përballja e fundit është mes Bazelit ku luajnë dy 2 futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri, të cilët do të përballen me francezët e Nisës.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Konferencës:
1-Leh Poznan-Fiorentina
2-Gent-Uest Hem
3-AZ Alkmar-Anderleht
4-Bazel-Nisë
Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës:
1-Leh Poznan- Fiorentina/ Bazel- Nisë
2-Gent-Uest Ham/ Az Alkmar – Anderleht
Lini një Përgjigje