TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2023, 12:23

Shorti i Champions League/ Përballje ferri për Bajernin, derbi italian në çerekfinale, goglat i buzëqeshin Interit

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Champions League/ Përballje ferri për Bajernin, derbi italian

Përfundon shorti për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Me fat skuadra e Interit, që gjen Benfikën. Ziikaltërit do të përballen sërish me një skuadër portugeze, teksa më parë eliminuan Porton. Short “ferri” për Bajernin e Mynihut, teksa do të “përplasë brirët” me Mançester Sitin.

Reali i Madridit gjen sërish një ekip anglez. Pasi eliminoi Liverpulin, tashmë do të ndeshet me Çelsin.

Në gjysmëfinale, fituesi i çiftit Milan-Napoli do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Benfika, ndërsa fituesi i çiftit Real Madrid-Çelsi do të përballet me fituesin e çiftit Mançester Siti-Bajerni i Mynihut

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë. Sfidat gjysmëfinale do të luhen më 9 dhe 10 maj, të kthimit më 16 dhe 17 maj. Finalja e madhe do të luhet në Stadiumin “Olimpik Atatürk” në Stamboll të shtunën më 10 qershor 2023.

Shorti i çerekfinaleve të Champions League:

1-Real Madrid-Çelsi

2-Inter-Benfika

3-Mançester Siti-Bajern Mynih

4-Milan-Napoli

Shorti i gjysmëfinaleve të Champions League:

1-Real Madrid-Çlsi/ Mançester Siti-Bajern Mynih

2-Milan-Napoli/ Inter-Benfika

 

milan real madrid bajerni i mynihut champions league

Lini një Përgjigje