TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2024, 16:38

Shënoi tripletë në ndeshjen e fundit, tjetër vlerësim për Myrto Uzunin në Spanjë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shënoi tripletë në ndeshjen e fundit, tjetër vlerësim

Myrto Uzuni po shkëlqen te Granada në këtë sezon. Sulmuesi beratas është abonuar me golin dhe ndeshje pas ndeshje po tregohet vendimtar për spanjollët.

Në ndeshjen e fundit ndaj Cartagenas, Uzuni shënoi tripletë në fitoren 4-1 të ekipit të tij. 2 “perla” nga këmbët e beratasit. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.9 nga “Sofascore”.

Gjithashtu lojtari i Kombëtares është zgjedhur edhe në formacionin e javës në La Liga 2. Kujtojmë se Uzuni ka arritur në kuotën e 14 golave në këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe 1 asist në 17 ndeshje të zhvilluara.

Shënoi tripletë në ndeshjen e fundit, tjetër vlerësim

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje