TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2024, 15:32

Faza “play off” në Ligën e Konferencës, përballjet interesante që rezervuan goglat në Nion të Zvicrës

Shkruar nga Pamfleti

Faza “play off” në Ligën e Konferencës,

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i “Play Off”-it të këtij edicioni të Ligës së Konferencës.

Skuadrat e renditura në 8 vendet e para në klasifikim kanë kaluar direkt në fazën e 1/8-ave, ndërsa nga veni i 9 deri te vendi i 24 do të sfidohen mes tyre në “Play-Off”.

Goglat kanë rezervuar përballje mjaft interesante dhe mjafton të përmendim Gent – Real Betis. Duele interesante janë edhe Vikingur – Panathinaikos dhe Borac – Olimpija. Të dy kundërshtarët e Egnatias ishin të pafat në këtë short.

Ndeshjet do të jenë me sistemin vajtje-ardhje. Sfidat e para do të luhet më 13 shkurt 2025 dhe më 20 shkurt 2025 do të luhet ndeshjet e kthimit.  

Faza “play off” në Ligën e Konferencës,

liga e konferencës faza play off

Lini një Përgjigje