TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2026, 22:10

Shans i artë për Shqipërinë për të kërkuar biletën në “EURO 2028”, kuqezinjtë me bilanc negativ vetëm ndaj një kundërshtari

Shkruar nga Pamfleti

Shans i artë për Shqipërinë për të kërkuar

Shqipëria ka mësuar rivalët në Ligën C, ku është shortuar në Grupin C1 së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë sfidat në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Sipas formatit të garës, nëse Kombëtarja e mbyll grupin në vendin e parë, do të sigurojë të drejtën për të luajtur në fazën “play-off”, ku do të kërkojë një biletë për në Kampionatin Europian 2028.

Bilanci ndaj rivalëve

Në aspektin historik, Shqipëria ka një bilanc të ndryshëm ndaj tre kundërshtarëve të grupit.

Përballjet me Finlandën rezultojnë më të vështirat për kuqezinjtë. Finlandezët numërojnë katër fitore në ndeshjet direkte, ndërsa Shqipëria ka arritur dy fitore. Një takim ka përfunduar në barazim. Në total, Shqipëria ka shënuar 6 gola dhe ka pësuar 8.

Ndaj Bjellorusisë, bilanci është më i balancuar. Të dyja ekipet kanë shënuar nga 10 gola në përballjet direkte. Shqipëria regjistron tri fitore, kundrejt dy të Bjellorusisë, ndërsa dy takime kanë përfunduar në barazim.

San Marino konsiderohet rivali më i lehtë në letër, duke qenë se renditet në vendin e fundit në klasifikimin e FIFA-s. Shqipëria ka fituar të katër përballjet e zhvilluara ndaj këtij kundërshtari, me 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Bilanci i plotë

Shqipëri – Finlandë: 2 fitore, 4 humbje, 1 barazim | 6 gola të shënuar, 8 të pësuar

Shqipëri – Bjellorusi: 3 fitore, 2 humbje, 2 barazime | 10 gola të shënuar, 10 të pësuar

Shqipëri – San Marino: 4 fitore | 13 gola të shënuar, 0 të pësuar

Grupi C1 paraqet një sfidë të arritshme për Shqipërinë, por rezultatet e kaluara tregojnë se ndeshjet, veçanërisht ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, pritet të jenë vendimtare për fatin e kuqezinjve në këtë edicion.

shqipëria san marino bjellorusia finlanda liga e kombeve

Lini një Përgjigje