
Roma zgjedh trajnerin e ri, por emri vijon të mbahet sekret, ndërsa do të prezantohet më 1 korrik.
Trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri, konfirmoi se është përcaktuar se kush do të juetë trajneri i ri, por emri do të publikohet kur të vendosë presidenti i klubit.
Mbetet ende enigmë se kush do të jetë “timonieri” i Romës për sezonin e ardhshëm, ndërsa priten lëvizje në verë.
Verdhekuqtë e nisën sezonin me probleme të mëdha, ndërsa duhej ardhja e Ranierit për të shmangur katastrofën.
73-vjeçari kishte deklaruar se do të jetë në drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit dhe pas kësaj do të marrë një rol drejtues.
Lini një Përgjigje