TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2023, 20:34

Roma pëson disfatë me Kumbullën titullar, mposhtet nga skuadra pa asnjë fitore në Serinë A dhe i ikën vendi i dytë

Shkruar nga Pamfleti

Roma pëson disfatë me Kumbullën titullar, mposhtet nga skuadra pa

Tjetër humbje dhe tjetër zhgënjim për Romën e cila humbet përballë Kremonezes duke zbritur në veendin e pestë në renditje, jashtë zonës Champions. Verdhekuqtë janë mundur me retultatin 2-1. Ekipi kryeqytetas me një fitore do të barazonte Interin e Milanin në vendin e dytë në klasifikim. Por sot ka gabuar në të dy fazat e lojës, duke dalë pa pikë nga ky duel.

Vendasit ia dolën të surprizonin mysafirët në minutën e 17 me golin e Saxhu. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Murinjo u përjashtuame karton të kuq, për shkak protestash.

Ekipi romak reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Spinacolën, 15 minuta nga fundi. Edhe pse Spinacola barazoi përkohësisht shifrat, penalltia e shkaktuar nga Rui Patricio dhe e transformuar saktësisht nga Çofani, i dha suksesin 2-1 Kremonezes, që mori kësisoj fitoren e parë të sezonit.

 

Mbrojtësi i kombëtares, Kumbulla e nisi si titullar sfidën, por në minutën e 68 u zëvendësua.

roma kremoneze seria a

Lini një Përgjigje