
Mbështetësit e skuadrës turke të futbollit, Fenerbahçe, të cilët kanë hedhur parulla kundër qeverisë së Erdoganit, janë ndaluar të marrin pjesë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Kajserispor.
Televizioni shtetëror turk “TRT Haber” konfirmoi vendimin të martën, duke thënë se tifozët miq nuk do të lejohen brenda stadiumit, ndërsa Fenerbahçe udhëton për në Kajseri. Sipas “TRT Haber”, vendimi u mor për "arsye sigurie", pas një takimi të mbajtur nga Bordi i Sigurisë Provinciale.
“Ne kemi mësuar me habi se tifozët tanë nuk do të lejohen të jenë në stadium, kur të luajmë kundër Jukatel Kajserispor të shtunën, 4 mars 2023, një vendim i marrë nga Bordi i Sigurisë Provinciale Kajseri,”- thuhej në deklaratë.
Fenerbahçe tha se nuk është “në asnjë mënyrë e mundur” që skuadra të pranojë vendimin, duke e quajtur atë “të çuditshëm që nuk ka lidhje me kriteret sportive, në një mënyrë që do të thellojë polarizimin social”.
“Kjo nuk ka asnjë kuptim tjetër veçse të pengojë dëshirën e tifozëve tanë për të mbështetur ekipin tonë dhe të ndëshkojë klubin tonë”,- thuhet në deklaratën e Fenerbahçes.
Ekipi kërkoi të dinte se për çfarë arsye u ndaluan mbështetësit e tij dhe u bëri thirrje atyre që ishin të përfshirë në vendimin ta rishikonin atë.
Lini një Përgjigje