TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2023, 17:05

Ofendon dhe pastaj gjuan me panine, trajneri i Atalantës “sherr” me tifozët e Milanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ofendon dhe pastaj gjuan me panine, trajneri i Atalantës

Xhampiero Gasperini është bërë protagonist së fundmi me një ngjarje jashtë fushës së lojës që po bën xhiron e rrjetit në Itali. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shfaqet trajneri i Atalantës duke u sharë me një tifoz të Milanit, të cilin më pas e gjuan me panine.

Incidenti raportohet se ka ndodhur pas ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0 duke ndalur një rivale direkte për zonën e Ligës së Kampioneve.

Nuk dihet se si ka nisur përplasja mes tifozëve të Milanit dhe trajnerit të Atalantës, por në videon e publikuar prej tyre, shihet ky i fundit i nervozuar teksa i gjuan me panine nga automjeti i tij.

xhanpiero gasperini trajneri i atalantës

Lini një Përgjigje