TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2023, 17:26

Nën akuzë për pengmarrje dhe torturë në Katar, gati gjyqi ndaj presidentit të PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për pengmarrje dhe torturë në Katar, gati

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, do të përballet shumë shpejt në gjyq me personin, i cili prej muajsh e akuzon se e ka marrë peng dhe e ka torturuar në vitin 2020. Gjyqi i ngritur në Francë ndaj tij, duket se po hyn në fazën finale, pasi dje në Paris janë caktuar tre gjykatësit të cilët do të marrin në fund vendimin rreth kësaj çështje që ka bërë shumë bujë.

Tajeb Benabderrahman, ka akuzuar disa herë Al Khelaifin se i ka ushtruar presion në të gjitha mënyrat. Këtu përfshihet edhe pengmarrja dhe torturimi i tij në Katar, pasi ishte në zotërim të disa dokumenteve që mund të kompromentonin rëndë drejtuesin e parisienëve.

Akuzuesi pretendon se ka dokumente të cilat mund të vërtetojnë ryshfete për caktimin e Botërorit 2022, por edhe të drejtat televizive për Lindjen e Mesme për këtë periudhë dhe dy Botërorët pasardhës. Por për këto dy çështje, Al Khelaifi është gjykuar dhe shpallur i pafajshëm nga drejtësia franceze.

naser al khelaifi presidenti i psg

Lini një Përgjigje