TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 22:14

Rinovoi kontratën me Sivasporin, zbulohet klauzola e largimit të Rei Manajt nga ekipi turk

Shkruar nga Pamfleti

Rinovoi kontratën me Sivasporin, zbulohet klauzola e largimit të Rei

Rei Manaj ka zgjatur kontratën e tij me Sivasporin. Largimi i tij dukej një çështje e kryer, por sulmuesi kreu një lëvizje befasuese ditën e djeshme.

Klubi turk njoftoi arritjen e marrëveshjes për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.

Ndërkohë “A Spor” i ka zbuluar edhe klauzolën e veçantë në kontratën e Manajt.

Klubi Sivasporit ka përcaktuar një çmim prej 4 milionë eurosh për të gjitha skuadrat që dëshirojnë të blejnë kartonin e lojtarit të Kombëtares kuqezi.

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje