TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 20:16

PSG e nis vitin 2025 me trofe, Dembele ndëshkon në fund Monakon dhe i jep kampionëve të Francës Superkupën

Shkruar nga Pamfleti

PSG e nis vitin 2025 me trofe, Dembele ndëshkon në fund Monakon dhe i

PSG-ja ka fituar përballë Monakos në sfidën e vlefshme për Superkupën e Francës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stadium 974” në Doha, përfundoi 1-0 në favor të PSG-së.

Ishte Ousmane Dembele ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, i cili rezultoi vendimtar. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Dembele mori një pasim mjaft të bukur nga Fabian Ruiz, duke dërguar topin në rrjetë.

Një fitore e rëndësishme që i jep kështu parizienëve trofeun e parë për vitin 2025. Kujtojmë që PSG-ja, së bashku me trofeun e sotëm shkon në numrin e 13 Superkupave të fituara.

psg monako superkupa e francës

Lini një Përgjigje