TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 17:33

Frederik Veseli largohet nga Egnatia dhe rikthehet në Itali, mbrojtësi i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Frederik Veseli largohet nga Egnatia dhe rikthehet në Itali, mbrojtësi

Frederik Veseli është zyrtarisht pjesë e Sudtirol. Mbrojtësi i larguar nga Egnatia bashkohet kështu me Silvio Merkajn në Itali.

Veseli ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Mbrojtësi shqiptar u afrua tek Egnatia në tetorin e këtij, ndërsa eksperienca e parë në Shqipëri nuk zgjati shumë dhe pse fitoi vendin e titullarit.

Në Itali nuk aktivizohet për herë të parë. Kujtojmë se atje ka luajtur edhe për Beneventon, Empolin dhe Salernitanën.

44 ndeshje ka luajtur Veseli me Kombëtaren kuqezi. I dalë nga moshat e Mançester Sitit, Veseli luajti edhe me ekipin e parë të "Qytetarëve", për të kaluar më pas te rivalët e Mançester Junajtid, Ipsuiç, Buri, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mansh, Salernitana, Benevento apo dhe Karagumruk në Turqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Südtirol (@fcsuedtirol)

frederik veseli mbrojtësi shqiptar egnatia

Lini një Përgjigje