
Adi Kurti ishte protagonist sot për Veronën kundër Romës në ndeshjen e ekipeve U-20. Kapiteni i Kombëtares U-19 shënoi golin e fitores për rezultatin 1-2.
Ishte minuta e 48, kur mbrojtësi shtatlartë dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë ndërkohë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Takimin e zhbllokoi pikërisht Verona me Monticelin. Roma barazoi me Levak, ndërsa më pas Kurti vulosi rezultatin përfundimtar.
Lini një Përgjigje