TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 21:23

Çudira nga Portugalia, fusha e futbollit vijëzohet me qumësht në mungesë të bojës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira nga Portugalia, fusha e futbollit vijëzohet me qumësht

Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshjeje në Ligën e Dytë të Futbollit ka shërbyer qumështi.

UD Oliveirense - Felgueiras (0-3) ishte planifikuar të fillonte këtë të diel në orën 11:00, por nisja ndodhi vetëm 15 minuta më vonë. Gjithçka për shkak të shiut dhe baltës, aty ku vijat në zonat e vogla dhe të mëdha duhej të përforcoheshin.

Në mungesë të bojës, punonjësit e ekipit vendas përdorën qumësht. Po, është e vërtetë. Edhe vija mes shtyllave u lye me qumësht, por vendasit si duket nuk e kishin forcën e duhur për të shënuar të paktën një gol.

oliveirense felgueiras liga e dytë e portugalisë

Lini një Përgjigje