TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 21:00

Biden u “përul” para Mesit për t’i dhënë çmimin më të lartë civil në SHBA, argjentinasi justifikohet për mungesën në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Biden u “përul” para Mesit për t’i dhënë

Lionel Mesi u dekorua këtë të shtunë nga presidenti amerikan Joe Biden me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Megjithatë, futbollisti argjentinas që luan për Inter Miami nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington DC dhe përfundoi duke e justifikuar mungesën e tij me një deklaratë zyrtare.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar FIFA-n, e cila ka njoftuar klubin në fund të dhjetorit, se Leo do të nderohej me këtë medalje mirënjohjeje”.

Leo, përmes klubit, i dërgoi një letër Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ndihej thellësisht i nderuar dhe se do të ishte një privilegj i thellë të merrte këtë medalje mirënjohjeje, por për shkak të konflikteve në planifikim dhe angazhimeve të mëparshme, ai nuk do të ishte në gjendje të ishte i pranishëm dhe theksoi se shpreson të jetë i pranishëm në të ardhmen”.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje