TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 21:45

Luis Suarez ndalon një tentativë vetëvrasjeje, ish-sulmuesi uruguaian shndërrohet në hero bashkë me gruan e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luis Suarez ndalon një tentativë vetëvrasjeje, ish-sulmuesi

Luis Suarez është bërë protagonisti i një episodi shumë të veçantë në vendlindjen e tij, Uruguai, ku ka ndihmuar për të ndaluar një tentativë vetëvrasje. Një 49-vjeçar kishte hipur në një pemë 6 metra të lartë dhe kërcënonte se do të hidhej nëse nuk shfaqej aty partnerja e tij.

Ai kishte lidhur një litar në qafë dhe kërcënonte se do të vriste veten, ndërsa u zbulua më pas se ndaj tij kishte një akuzë për dhunë familjare. Jo vetëm policia, por edhe figura të njohura në Uruguai tentuan ta bindnin të ulej nga pema pa kryer aktin, me Luis Suarez dhe bashkëshorten e tij, Sofia Balbi, të cilët gjithashtu shkuan t’i flisnin.

Është bërë e ditur se kishte qenë vetë Suarez që ishte ofruar për të kryer rolin e negociatorit, duke tentuar që të bindte personin që ishte ngjitur në pemë që të premten pasdite, ndërsa kishte qendruar atje rreth 20 orë. Pas tentativave të Suarez, por edhe të personaliteteve të tjera të njohura në Uruguai, personi pranoi të ulej nga pema dhe u dorëzua para forcave të rendit.

luis suarez ish-sulmuesi uruguaian

Lini një Përgjigje