
Gabriel Kulla vlerësohet më të drejtë një nga talentet më premtues në kombëtaren e moshave të Shqipërisë. Me paraqitjet e fundit në ekipin e të rinjve të Sassuolos, lojtari shkodran po dhuron spektakël, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve në futbollin italian.
Në takimin e fundit kundër Xhenoas, Kulla finalizoi tre gola, teksa në kampionat e ka gjetur rrugën e rrjetës në 19 raste në 34 takime të luajtura. Thuhet nga mediat italiane se ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore.
Nëse i referohemi shifrave të Kullës për U-17 të Shqipërisë, në harkun e 11 ndeshjeve më kombëtaren, ai ka shënuar 10 gola. Sulmuesi do të jetë në kontigjentin e kësaj grupmoshe gjatë Kampionatit Europian, që do të zhvillohet në Shqipëri, prej datës 19 maj.
Lini një Përgjigje