TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 20:37

Reali zbulon provën për arbitrin e “El Clasico-s”: Alehandro Hernandez është tifoz i Barcelonës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Reali zbulon provën për arbitrin e “El Clasico-s”:

“Real Madrid TV” vazhdon me sulmet ndaj gjyqtarëve spanjollë. I fundit është për Alehandro Hoze Hernandez Hernandez, pasi u zgjodh kryesori i ndeshjes me Barcelonën.

Ky është Hernandez Hernandez, një gjyqtar që ka qenë në elitë prej 13 vitesh, një tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria, dhe që tani do të jetë në ‘El Clasico”, nis prezantimi për gjyqtarin spanjoll.

Më pas tregohet një intervistë e tij sipas “Real Madrid TV”, kur në moshën 12-vjeçare Hernandez tregonte se ishte tifoz i Barcelonës. Në rast se intervista është e vërtetë, bëhet fjalë për vitin 1994.

Sfida vendimtare për titullin kampion do të luhet të dielën, më 11 maj. Aktualisht Barcelona ka 4 pikë më shumë se madrilenët. Në La Liga kanë mbetur dhe 4 javë për t’u luajtur.

Reali zbulon provën për arbitrin e “El Clasico-s”:

 

alehandro hoze hernandez arbitri i el clasico reali i madridit

Lini një Përgjigje