TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 19:07

Ra pa ndjenja pas përplasjes me portierin kundërshtar dhe përfundoi në spital, Gjilani jep informacion për gjendjen e futbollistit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ra pa ndjenja pas përplasjes me portierin kundërshtar dhe

Oltion Bilali është në gjendje të qendrueshme, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen Gjilani-Malisheva. Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur futbollisti i Gjilanit pësoi dëmtim të rëndë dhe u transportua me ambulancë në spital.

Sot, dy ditë më vonë, Gjilani ka dhënë lajmin e mirë për gjendjen e lojtarit të tij. Bilali ka kaluar vështirësitë e mëdha dhe është drejt rikuperimit.

Njoftimi i Gjilanit:

“Përditësim i raportit mjekësor mbi gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli. Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike.

Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara. Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv. Jemi të inkurajuar nga përmirësimet dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe në mesin e ekipit”, njoftohet nga Gjilani.

 

oltion bilali futbollisti i gjilanit

Lini një Përgjigje