TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 23:04

Reali “lë pas krahëve” humbjen poshtëruese ndaj Atletikos, madrilenët zgjidhin gjithçka në pjesën e dytë ndaj Vijarrealit

Shkruar nga Pamfleti

Reali “lë pas krahëve” humbjen poshtëruese ndaj

Reali i Madridit ka fituar 3-1 ndaj Vijarrealit, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 8 në La Liga.

Përveç 4 kartonëve të verdhë, nga dy për secilën skuadër, në pjesën e parë nuk pati asnjë gol. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius zhunior zhbllokoi rezultatin në minutën e 47.

Braziliani bëri vetë gjithçka bukur në krah dhe dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi të Vijarrealit. Në minutën e 67, Vinicius u pengua në zonë, arbitri dha penallti. Ishte vetë braziliani që u tregua i saktë nga 11-metrat dhe dyfishoi shifrat.

Në minutën e 72, “nëndetësja e verdhë” dyfishoi shifrat me golin e Mikautadze, i cili shënoi me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 77, Vijarreali mbeti me 10 lojtarë, pasi uruguaiani Santiago Murino mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.

Duke përfituar edhe nga epërsia numerike, në minutën e 80, Reali i Madridit shënoi golin e tretë. Xhud Belingam fitoi me plot meritë një top në zonën kundërshtare dhe pasoi për Mbape, i cili pasi kombinoi bukur me Brahim Diaz, dërgoi topin në rrjetë.

Dy minuta më pas, sulmuesi francez la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij hyri Rodrigo. Reali i Madridit fiton 3-1 dhe kryeson momentalisht La Ligën me 21 pikë.

real madrid vijarreal la liga

Lini një Përgjigje