TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 22:35

“Derbi” i shqiptarëve u mbyll në barazim, Elseid Hysaj: Nuk është e lehtë kur luan pak

Shkruar nga Pamfleti

“Derbi” i shqiptarëve u mbyll në barazim, Elseid Hysaj:

Elseid Hysaj ishte titullar në ndeshjen e përfunduar me shifrat 3-3 mes Lacios dhe Torinos. Një sfidë që u mbyll në mënyrë dramatike me një penallti në shtesë për lacialët, arsye pse mbrojtësi shqiptar e cilësoi rezultatin pozitiv, ndonëse ekipi la përsëri pikë në fushën e vet.

Ka keqardhje pasi mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen por duhet të jemi të lumtur se edhe mund ta humbnim. Përkundrazi, e barazuam.

Ndalesa? Të shohësh që edhe ata që kthehen nga dëmtimet na japin diçka më shumë, do të na japë ndonjë rezultat të mirë më shumë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mundohemi të rikuperojmë me shpejtësi ndonjë pikë.

Aktivizimi i pakët? Nuk është i lehtë por është puna jonë dhe unë duhet të jem në dispozicion të skuadrës dhe të trajnerit si dhe të bëj maksimumin kur më kërkohet. Mundohem gjithmonë të ndihmoj edhe pse nuk është e lehtë kur luan pak.

Siç e kam thënë më përpara, kur të gjithë do të jemi në dispozicion të trajnerit dhe ekipit, padyshim do të bëjmë diçka më të mirë”, tha Hysaj para mediave.

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje