TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 21:52

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë”, ‘Plisat’ mesazh djemve të kombëtares: Na bëni krenarë në Serbi, për nder të historisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Në Leskovcin tonë, në tokën e

Teksa të gjithë presin me padurim ndeshjen e Kombëtares shqiptare në transfertë përballë Serbisë, “ethet” kanë nisur të ndihen.

Janë tifogrupi mbështetës i Kombëtares kuqezi dhe Prishtinës, “Plisat”, të cilët kanë bërë një gjest mjaft të bukur.

Gjatë ndeshjes Prishtina-Ballkani, e zhvilluar sot në Hajvali dhe e fituar 1-0 nga kryeqytetasit, “Plisat” kanë shpalosur 4 banderola mjaft të bukura dhe domëthenëse, duke treguar haptazi mbështetjen për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo.

Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhet në banderolat e shpalosura nga tifozët e Prishtinës.

Kujtojmë që ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohet të shtunën e 11 tetorit në orën 21:00 në Leskovc.

“Në Leskovcin tonë, në tokën e

"plisat" tifogrupi kuqezi

Lini një Përgjigje