TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 20:33

Reali i Madridit zbulon “misterin” 150 mln euro, Perez merr përgjigjen e menjëhershme nga rivalët e përjetshëm

Shkruar nga Pamfleti
Reali i Madridit zbulon “misterin” 150 mln euro, Perez merr
Florentino Perez-Julian Alvarez

Atletiko e Madridit ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 150 milionë eurosh për Julian Alvarez, duke konfirmuar vendosmërinë për të mbajtur në skuadër një nga sulmuesit më të vlerësuar të momentit.

Sipas raportimeve, Reali i Madridit ka shfaqur interes konkret për reprezentuesin argjentinas dhe ka paraqitur një propozim financiar të konsiderueshëm. Megjithatë, drejtuesit e Atletikos së Madridit i kanë bërë të qartë rivalëve të qytetit se Alvarez nuk është në shitje, përveç rastit kur paguhet e plotë klauzola e lirimit të tij, e cila arrin në 500 milionë euro.

Interesi për 25-vjeçarin nuk vjen vetëm nga "Los Blancos". Barcelona gjithashtu e konsideron Alvarez një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës. Katalanasit raportohet se kanë paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh, por edhe kjo është refuzuar nga Atletiko me të njëjtin qëndrim.

Klubi madrilen duket i vendosur të mos heqë dorë nga një prej lojtarëve kyç të projektit sportiv, duke e bërë të qartë se çdo negociatë për sulmuesin argjentinas nis vetëm nga vlera e klauzolës së tij.

Mbetet të shihet nëse Reali i Madridit apo Barcelona do të rikthehen me oferta të reja në javët e ardhshme, por për momentin transferimi i Julian Alvarez duket një mision tepër i vështirë për dy gjigantët e futbollit spanjoll.

julian alvarez atletiko madrid real madrid

Lini një Përgjigje