TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2023, 22:32

Real Madrid futet në garë për Harry Kane, shihet si pasardhësi i Benzema

Shkruar nga Pamfleti

Real Madrid futet në garë për Harry Kane, shihet si

Koha e Harry Kane te Tottenham duket se po shkon drejt fundit. Në moshën 29-vjeçare, sulmuesi anglez mund t'i japë lamtumirën klubit ku ai është rritur dhe është bërë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.

Flitet se për sulmuesin anglez janë të interesuar disa skuadra, përfshirë Manchester United dhe Bayern Munich. Por së fundmi flitet se në garë është futur edhe Real Madridi, i cili i është bashkuar ofertës.

Forma aktuale e Karim Benzema nuk ka qenë aq e mirë sa pritej dhe gjigantët spanjollë tashmë po bëjnë lëvizje për të sjellë një sulmues tjetër në verë. Kjo nuk është hera e parë që klubi spanjoll ka Kane në radarin e saj.

Me një kontratë me Spurs që skadon në verën e vitit 2024, kjo mund të jetë koha që klubi londinez të arkëtojë disa të ardhura nga lojtari i tyre. Por gjithçka varet nga Kane i cili me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën.

Ndërkohë që Manchester United heziton të negociojë me Tottenhamin për shkak të Daniel Levy, kryetarit të tyre. United ka pasur shumë probleme në të kaluarën kur bëhet fjalë për mbylljen e marrëveshjeve me Spurs për shkak të natyrës së Levy. Këtë herë, ata do të donin të mbyllnin marrëveshjen me Kane shumë më herët, në mënyrë që ai të mund t'u bashkohej atyre në parasezon, por pa sukses. Erik ten Hag ka nevojë për një numër 9, por ndoshta Madridi do t’ju prishë planet.

 

harry kane real madrid

Lini një Përgjigje