
Futbollisti brazilian Rafinja, ka bërë të ditur se e ka mbyllur me futbollin e luajtur që në moshën 32-vjeçare.
Mesfushori brazilian, vëllai i Tiago Alkantaras, eksperienca e fundit e të cilit ishte në Katar, që nga vera e vitit 2024 ishte pa klub, pasi nuk po arrinte të kalonte dëmtimet e njëpasnjëshme, të cilat e kishin penalizuar gjatë të gjithë karrierës së tij.
Një karrierë që kishte parë të ngjitej deri në majën e futbollit europian me Barcelonën, ku u formua si futbollist, pjesë e ekipit të drejtuar nga Luis Enrike që dominoi në edicionin 2014-2015 duke marrë “Tripletën”.
Me etapa tek Interi, Selta Vigo, PSG-ja dhe Real Sociedad, Rafinja nuk kishte arritur të gjente një vend fiks pikërisht prej problemeve të vazhdueshme fizike të tij. Mes viteve 2017-2019, ai qendroi jashtë për rreth 500 ditë, si pasojë këputjes së ligamentit kroçiat e më pas edhe të meniskut.
Lini një Përgjigje