TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 20:10

Ernest Muçi shënon golin “jetik”, sulmuesi në superformë jep edhe asistin e parë të sezonit në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi shënon golin “jetik”, sulmuesi në

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit ku sot ka shënuar golin e tij të 7 në 6 javët e fundit me fanelën e Trabzonsporit.

Në transfertën përballë Gençlerbirligi, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili u ngarkua me ekzekutimin e një penalltie në minutën e 67 të duelit, duke realizuar me saktësi për të ngushtuar diferencën mes skuadrave në 4-3.


Në minutën e 50 ai ishte qenë përsëri protagonist, këtë herë duke dhënë asistin për golin e barazimit të përkohshëm 2-2 të shënuar nga Felipe Augusto me një gjuajtje me kokë.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje