TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 18:38

“Goditje e shkëlqyer me kokë”, ish-portieri i Anglisë nuk kursen elozhet ndaj Brojës: Ka një shkëndijë brenda tij

Shkruar nga Pamfleti

“Goditje e shkëlqyer me kokë”, ish-portieri i Anglisë

Ish-portieri i njohur i Anglisë, Xho Hart, ka folur për ndeshjet e radhës të Bërnlit, një skuadër të cilën ka përfaqësuar në karrierën e tij, duke insistuar se “shkëndija” e Armando Brojës në barazimin e fundit, ishte pikënisja për sfidat në vijim. Bërnli pret në shtëpi Evertonin dhe Njukasëllin dhe i duhen medoemos pikë për të tentuar ringritjen nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Do të duhet që ky barazim të jetë domethënës, pasi vjen pas 7 humbjeve në Premier Ligë. Trysnia është shtuar. Askush nuk priste që Bërnli të fluturonte në këtë sezon, por janë në një pozicion të vështirë.

Megjithatë, është një gjuajtje e shkëlqyer me kokë nga Broja. Është goli i tij i parë në 2 vite dhe pas 40 ndeshjesh. Ka ende luftë brenda tij, ka një shkëndijë brenda tij. Kjo është ajo që duhet të marrin me vete nga kjo sfidë. Janë dy ndeshje në shtëpi që po vijnë, një moment i rëndësishëm për Bërnlin”, tha ish-portieri i përfaqësueses angleze.

xho hart ish-portieri i anglisë armando broja

Lini një Përgjigje