TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 20:53

60-vjeçari bën pakt me kohën, ish-sulmuesi i Xhenoas nis aventurën e re në Divizionin e Tretë në Japoni

Shkruar nga Pamfleti

60-vjeçari bën pakt me kohën, ish-sulmuesi i Xhenoas nis

Ka futbollistë që për shkak të moshës “varin këpucët në gozhdë“, por ka të tjerë si Kazujoshi Miura që duket se ka bërë një pakt me kohën. Legjenda e futbollit japonez nuk ka ndërmend të ndalet; ndërsa e gjithë pjesa tjetër e botës sportive programon të ardhmen, ai rishkruan të tashmen dhe bëhet gati për një sezon tjetër.

Ish sulmuesi i Xhenoas që së shpejti do të festojë 59-vjetorin e tij të lindjes,  vendosi të transferohet te Fukushima Junajtid.

Marrëveshja e arritur është për kalimin e Miurës me huazim nga Atletiko Suzuka te Fukushima, skuadër e Divizionit të Tretë në futbollit japonez. Por për të parë prezantimin zyrtar duhet pritur një datë që nuk është aspak e rastësishme. Duke i qendruar besnik historisë dhe supersticiozitetit të tij, Miura e ka programuar prezantimin e tij në janar të 2026. Data e rrethuar me të kuqe në kalendar është 11 janari dhe ora e caktuar është 11:11. Një ritual ky në nder të numrit të fanelës së tij, 11 që e shoqëron atë prej rreth 4 dekadash në fushat e të gjithë botës.

Objektivi për 2026: Ajo që vite më parë dukej si një batutë (‘Dua të luaj deri 80 vjeç), sot merr një  formën e një objektivi ende të realizueshme. Në 2026, Miura do të festojë një arritje irreale; 40 vjet karrierë si futbollist profesionist. Sekreti i kësaj jetëgjatësie sportive që do ta shoh, atë në fushë ehe në moshën 60-vjeçare është një ndërthurje perfekte mes gjenetikës së privilegjuar dhe një stili jetese si një murg. Aktualisht, Miura ka 910 ndeshje zyrtare të luajtura dhe 210 gola të shënuar.

 

kazujoshi miura futbollisti japonez

Lini një Përgjigje