TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2024, 22:29

“Punën time e bëra”, Alkaraz i shkruan Spanjës pas triumfit në Wimbledon: Tani finalja e ‘EURO 2024’

Shkruar nga Pamfleti

“Punën time e bëra”, Alkaraz i shkruan Spanjës pas

Spanja përgëzoi Karlos Alkaraz, i cili fitoi turneun e tij të katërt Grand Slam, duke triumfuar në Wimbledon:

Karlos Alkaraz pushton Londrën dhe fiton Wimbledon-in e tij të dytë!! URIME për fitimin e Grand Slam-it tuaj të katërt, Charly!! Grand Slam-i juaj i katërt… KATËR…A mundeni ta thoni sërish atë numër?”, ka shkruar kombëtarja spanjolle.

Karlos Alkaraz pas fitores së turneut të Wimbledon ka folur për finalen e “EURO 2024” mes Spanjës dhe Anglisë. Ja fjalët e tenistit spanjoll:

Tani ka futboll, ku do ta shikoni dhe me kë? “Me stafin tim, nuk e di se ku. Do ta shikoj sigurisht. Kam bërë punën time dhe ne do te shikojmë futboll. Do të jetë një ndeshje e vështirë, do ta shikoj dhe do të shoh kush fiton”.

karlos alkaraz kampioni i wimbledon

Lini një Përgjigje